Moti keq që është duke zotëruar këto ditë në Kosovë, është duke shkaktuar dëme të mëdha nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës, në fshatin Brezne të Dragashit janë dëmtuar shtyllat elektrike.
Ato tashmë po shkaktojë rrezik për sigurinë e qytetarëve.
Banorë të këtij fshati kanë publikuar fotot me shtyllat e rrëzuara dhe kanë kërkuar nga bashkëfshatarët e tyre që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër rrugë.