Reshjet e fundit të borës kanë shtuar interesimin e qytetarëve dhe turistëve për t’u argëtuar e vizituar viset malore.
Sigurisht Brezovica e Bjeshkët e Rugovës, mbesin destinacioni më i frekuentuar.
Madje, kolona të gjatë makinash u krijuan për të shkuar drejt këtyre pjesëve të vendit.
Përmes disa imazheve mund të shihni turmat e veturave të cilat u panë me qytetarë për të shkuar në Bogë.