​Dëmtohet rruga në Graboc të Poshtëm, banorët e rregullojnë vetë

Kosova

​Dëmtohet rruga në Graboc të Poshtëm, banorët e rregullojnë vetë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:03
Graboc

Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit, përpos vërshimeve, kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në infrastrukturën rrugore.

Rruga e asfaltuar në fshatin Graboc i Poshtëm në Fushë Kosovë është dëmtuar krejtësisht duke ua pamundësuar banorëve që të qarkullojnë.

Kjo situatë i ka detyruar banorët që të ndërmarrin vetiniciativë për rregullimin e rrugës me mjete vetjake.

Banorët i thanë RTK-së se rruga është asfaltuar që 3 muaj ndërsa kanë ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë rastin, pasi ngrenë dyshime se nuk mund të jetë ndërtuar si duhet.

Kritika për komunën e Fushë e Kosovës e pati edhe opozita. Kryetari i degës së PDK në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava tha për RTK se dyshon se në lidhje me këtë projekt ka pasur keqpërdorim dhe abuzim të buxhetit.

Zyrtarë të Komunës ë Fushë Kosovës kanë thënë përpos telefonit për RTK se nuk kanë asnjë informatë për rrugën e dëmtuar në fshatin Gaboc i Poshtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat