Shiu ka shkaktuar vërshime dhe dëme në bujqësi edhe në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.
Banorët e fshatit Grabovc të Fushë Kosovës kanë thënë se për shkak të reshjeve të shiut, vërshimet kanë shkaktuar dëme në bujqësi.
Ata kanë thënë se kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre, por që sipas tyre, askush nga autoritetet komunale nuk i ka vizituar pavarësisht vërshimeve dhe dëmeve që janë shkaktuar.
Sipas një banori, situata sa vjen e rëndohet më shumë.