Shiu i pandalshëm shemb urën në Kamenicë

Kosova

Shiu i pandalshëm shemb urën në Kamenicë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:15
Shiu shemb urën

Një urë në fshatin Hajnoc të Kamenicës është shembur pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Shembja e urës e ka bllokuar rrugën që i lidhë fshatrat Strezoc e Krilevë me Kamenicën.

Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.

Në disa raste, shiu ka deportuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat