Sot u realizua kërkesa e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, ku nga sot ai qytet do të kalojë në Regjion të Prizrenit.
Qytetarët e Malishevës, nga sot do të regjistrojnë veturat dhe mjetet tjera me kodin 04.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ky është fillimi i transferimit të plotë të kompetencave të deleguara, të dekoncentruara dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Malishevës nga Komuna e Gjakovës në atë të Prizrenit.
Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.