Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do t’i ndihmojnë të gjitha komunat e prekura në vërshimet.
Ai gjatë vizitës në Komunën e Drenasit, komunë kjo e prekur nga vërshimet, ka thënë se të gjitha institucionet janë në gjendje gatishmërie.
Ai ka përgëzuar kryetarët e komunave për angazhimin e bërë.
Vërshimet erdhën pas reshjeve të shumta.