Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal dhe sektorin e emergjencave vizituan zonat e prekura nga vërshimet e këtyre ditëve që ndodhën në Komunën e Skënderajt.
Jashari tregoi se zona më e prekur është ajo e Llaushës si pasojë e ngushtimit të shtratit të lumit “Klina”, të cilin shumë shpejtë do të fillojmë ta pastrojmë dhe zgjerojmë.
Sektori i emergjencave në komunën tonë bashkë me zjarrfikësit janë duke iu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga këto vërshime.
Vërshimet fatkeqësisht kanë bërë edhe dëmtime infrastrukturore të cilat do të rregullohen pas qetësimit të situatës.
Qytetarët që kanë nevojë për përkrahje emergjente të lajmërohen tek drejtoria e shërbimeve publike, në numrat e telefonit: 044/ 273-176 dhe 048/300-087.
Njëkohësisht bëjë apel tek qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të mos lëvizin në zonat me rrezikshmëri.