AAK-ja mirëpret vendimin e Hotit për krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet

Kosova

AAK-ja mirëpret vendimin e Hotit për krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:58
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mirëpritur vendimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti për krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, gjatë së hënës paralajmëroi krijimin e një fondi emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet.

Pas këtij vendimi, kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët duke e mirëpritur një vendim të tillë, kanë thënë se kjo ishte nisma e kreut të këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Njoftimi i plotë i AAK-së, pa ndërhyrje:

Nisma e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet, sot ka marrë epilog edhe nga kryeministri Hoti, i cili ka paralajmëruar krijimin e tij.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përshëndet këtë vendim të Kryeministrit në detyrë, duke e cilësuar si të domsodoshëm në situatën e krijuar.

AAK inkurajon Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, që sa më shpejt të procesojë me vendimet zyrtare si dhe te sigurohet shpërndarja e fondeve te familjet e prekura nga përmbytjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat