Vushtrria shpallë gjendje të emergjencës civile, për shkak të vërshimeve

Kosova

Vushtrria shpallë gjendje të emergjencës civile, për shkak të vërshimeve

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri.

Kjo për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica.

Shkrimi i plotë:

Njoftim me rëndësi

Për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, kam marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri!

Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në Qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë.

Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale.

Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci.

Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilliar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve.

Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim.

Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia.

Kërkojmë bashkëpunim e mirëkuptim të qytetarëve në këtë situatë të emergjencës natyrore.

Ju lutemi me kujdes maksimal dhe pa panikë.

Xhafer Tahiri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat