Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, Elhame Kutllovci, bashkë me ish-deputetin e Kuvendit, Fitim Haziri, kanë vizituar sot Arenën Sportive “Anuari” në Peran, e cila të dielën është dëmtuar nga goditja e rrufesë.
Gjatë vizitës të palestrës sportive në Peran, drejtoresha Kutllovci dhe ish-deputeti Haziri kanë parë nga afër dëmtimin që ka pësuar ky objekt sportiv, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Si pasojë e goditjes nga rrufeja mbi 50 për qind e objektit është rrënuar. Për fat të mirë, edhe pse në momentin e goditjes në palestër kishte sportistë, askush nuk ka pësuar lëndime.
Drejtoresha Kutllovci do të ngre një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë e përkrahjes financiar nga institucionet kompetente, që ky objekt sërish të funksionalizohet.