Janë pastruar të gjitha rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, në Komunën e Malishevës, rrugë të cilat gjatë ditës së sotme ishin të mbuluar me borë dhe me akull, e që për banorët e kësaj pjese kishte shkaktuar probleme në qarkullim.
Kështu ka njoftuar Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi.
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi i ka pastruar rrugët nga bora, në këtë pjesë, pasi ka pasur rreshje të shumta të borës.
Në asnjë moment banorët nuk kanë pasur probleme në qarkullim.