Niveli i ujit në Lagjen 28 në Fushë Kosovë është duke u ngritur në vazhdimësi.
Si rezultat i kësaj banorët kanë nisur të evakuohen që aty.
Njëri prej tyre ka thënë se familjarët i ka dërguar tek të afërmit për ta kaluar natën e sontme ndërkaq ka akuzuar institucionet lokale që nuk kanë dhënë kurrfarë ndihme deri tash.
“Nuk ka marrë masa askush dhe nuk na ka pyet askush se a keni ku të shkoni e ku të strehoheni. Kemi marrë vetiniciativë që t’i shpëtojmë familjarët, i kemi dërguar tek të afërmit”, është shprehur ai.
“Komuna nuk ka marrë masa. Kemi treguar se jemi të rrezikuar. Kemi lajmëruar policinë”.
Banori ka thënë se në zonën ku jeton asnjëherë nuk ka ndodhur që niveli i ujit si pasojë e vërshimeve të shkojë në nivel aq të lartë.
“Vërshime ka pasë kara katër vjetësh, por në këtë nivel asnjëherë. Për një orë është rritur niveli për 18 centimetra”.