Hoxhaj: PDK është e vetmja parti që gjithmonë ka pasur vizion të qartë për zhvillimin e vendit

Kosova

Hoxhaj: PDK është e vetmja parti që gjithmonë ka pasur vizion të qartë për zhvillimin e vendit

Nga: A.SH Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:05
Enver Hoxhaj

Krerët e partisë së PDK-së, kanë takuar strukturat në Lipjan.

Atje kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, tha se Lipjani është model i angazhimit dhe punës entuziaste, duke shtuar se PDK është e vetmja parti që gjithmonë ka pasur vizion të qartë për zhvillimin e vendit

Postimi në Facebook:

I shoqëruar nga anëtari i kryesisë Ramë Buja dhe deputetët, Ganimete Musliu e Gazmend Bytyçi, takuam strukturat tona në Lipjan. Dega e PDK-së në Lipjan, bashkë me kryetarin, Hyzer Rizani, është model i angazhimit dhe punës entuziaste, në të mirë të komunitetit dhe vendit.

PDK është e vetmja parti që gjithmonë ka pasur vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë! Prandaj forcimi e strukturimi i PDK-së, është forcim i vendit tonë.

PDK, forcë që prin! #HoxhajKryeministër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat