Arbëria ka arritur marrëveshje për transferimin e Gresild Lika, në formë huazimi.
Klubi nga Dobraja përmes rrjetit social “Facebook”, ka theksuar se 23 vjeçari do të qëndroj për sezonin pranveror 2020/21, në një periudhë gjashtë mujore
Lika luan në pozicionin e sulmuesit të krahut.
“Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Arbërisë.