Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrrisë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime, njoftoi kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Tahiri tha se gjendja “është e rënduar” dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Shkolla fillore 'Naim Frashëri' në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë”, tha Tahiri.
Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në...
Posted by Xhafer Tahiri on Tuesday, 12 January 2021
Të hënën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të evidentohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet në pronat private dhe publike.
Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se situata meteorologjike pritet të stabilizohet në ditët në vijim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_58ad7e29-44f9-4f6d-8f32-b8a0c409580a_w1597_n_st1610454605.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_dca64184-276b-498f-ab56-e5b19fbd4e99_cx7_cy0_cw80_w650_r1_s1610454612.jpg)