Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë.
Kjo urë është dëmtuar pas reshjeve të ditëve të fundit dhe rrezikon që të shembet.
Komuna e Gjakovës lut qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendim.
