Kolona të gjata shkaktohen në shumë anë të vendit, thuajse çdo ditë.
Situatë mjaftë e rënduar me kolonë ishte edhe pak më parë në hyrje të komunës së Fushë-Kosovës.
Në disa fotografi dhe video të dërguara të medias, shihet qartë se qytetarët po detyrohen të presin shumë gjatë për të arritur në cakun e tyre.
Kolonat nëpër rrugët e Kosovës janë shtuar edhe më tepër që nga vërshimet e fundit, të cilët shkaktuan edhe dëme të mëdha nëpër rrugë e zona banimi.