Krerët e lidhjes Demokratike sot ishin në Skenderaj dhe Drenas.
Driton Selmanaj nga LDK, ka thënë se, komunat dhe e tërë Kosova, meritojnë një qeverisje stabile, një qeverisje që do të sjellë zhvillim dhe një qeverisje e cila garanton të ardhme perëndimore, e këtë e garanton LDK dhe Avdullah Hoti kryeministrë.
Postimi në Facebook:
Në vazhdën e takimeve me struktura, simpatizantë e anëtarë të shtëpisë tonë të madhe, LDK-së, sot u mirëpritëm me plot entuziazëm e zell për fitore nga degët e Lidhjes në Skenderaj dhe Drenas.
Komuna e Skenderajt, Drenasit dhe e tërë Kosova, meritojnë një qeverisje stabile, një qeverisje që do të sjellë zhvillim dhe një qeverisje e cila garanton të ardhme perëndimore, e një të tillë e garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër, z.Avdullah Hoti.