Lëvizja Vetëvendosje dega në Therandë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar kryetarin e kësaj dege, Salih Zyba.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë.
Zyba i cili në disa legjislatura radhazi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, edhe në zgjedhjet e reja do t’i hyjë garës për deputet.
Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt.