Për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë regjionale të Patentëshoferëve, në Prishtinë, është bërë publike orari i paraqitjes së kandidatëve për provim praktik të kategorisë “B”.
Ministria e Infrastrukturës ka publikuar datat se kur kandidatët do të mund t’i paraqesin provimet e tyre.
Kjo ministri bën të ditur se oraret për provimet teorike do të publikohet së shpejti.

