Mjeku Bujar Gashi është sulmuar me kondak të armës sot në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet në Policinë e Kosovës, bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur sot në ora 14:00.
“Sot rreth orës orës 14 në parkingun e pediatrisë në QKUK pas një mosmarrëveshje për shkak të lëvizjes me vetura në parking nga një person i panjohur është sulmuar doktori Buajr Gashi duke u goditur me kondak të armës në fytyrë”, ka thënë ky burim.
Ky burim ka thënë se ngjarja nuk lidhet me punën në QKUK.
“Konfirmojmë se rasti nuk ka të bëjë me punën e stafit mjekësor por për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion”, tha ky burim.
Policia e Kosovës është në kërkim të personit i cili e ka goditur mjekun.