Klinikat Interne që po trajtonin pacientët me Covid 19 pritet t’i kthehen normalitetit.
Në këto shtretër pati të shtrirë pacientë me Covid 19.
E kjo gjë vërehet lehtë.
Këta të fundit u trajtuan këtu për 3 muaj.
Klinikë e Gastroenterologjisë, në kuadër të QKUK-së që në kushte normale ofron shërbime të tjera, gjatë Pandemisë ishte kthyer në Klinikë Covid.
Por me shërimin e pacientëve që ishin këtu, kjo Klinikë pritet që javën tjetër t’i kthehet punës dhe shërbimëve të zakonshme.
Tashmë SHSKUK ka nisur pastrimin e dezinfektimin e Klinikës.
E këtij lajmi më së shumti po i gëzohet drejtori i kësaj Klinikë, Zaim Gashi.
Stafi i repartit të Gastroenterologjisë është dashur të transferohen në Klinikën e Kirurgjisë abdominal- laparoskopi.
Gashi thotë se nga 33 shtretër, është dashur t’i përshtaten një ambienti me vetëm 9 shtretër.
Por reparti i Gastroenterologjisë nuk është reparti i vetëm që është kthyer në Klinikë për të trajtuar pacientët me virusin korona.
U.D të drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, tregon se edhe e klinikat tjera të bllokut Internistikë u bënë pjesë e repartit COVID 3.
Por me uljen e rasteve, të gjitha Klinikat do t’i kthehen punës normale.
Krasniqi tregon se ku po trajtohen momentalisht 495 pacientët e hospitalizuar me Covid në të gjitha Klinikat e SHSKUK-së.
Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë, pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre.