Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit dhe ka bërë rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të infektuarve.
Për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, Komuna e Podujevës sërish është kthyer në Zonën e Kuqe, që nënkupton kufizim të lëvizjes nga ora 21:30 deri në ora 05:00. Ndërsa, gastronomia mund të punojë deri në ora 21:30.
Apelojmë te qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!