Kryetati i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka preyantuar kandidatët për deputetë nga Komuna e Suharekës.
Kandidatët nga Theranda janë: z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj.
Sipas tij ata janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Njoftimi në Facebook:
Kryetari Limaj me kandidatët për deputetë nga komuna e Therandës.
Kandidatët tanë nga Theranda, z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Ftojmë strukturat dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate në këtë qytet, që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të kandidatëve tanë për deputetë nga kjo komunë dhe për jetësimin e qëllimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e vlerave kombëtare.