PDK-ja ka pulbikuar listën për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Evgjeni Thaçi përsëri do të jetë kandidatë për deputetë në PDK.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, PDK-ja më ka nderuar duke më besuar prapë kandidaturën për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Postimi në Facebook:
PDK-ja më ka nderuar duke më besuar prapë kandidaturën për deputete të Kuvendit të Kosovës. Kam pasur privilegjin t’iu përfaqësoj në dy legjislatura të cilat kanë qenë mjaft sfiduese. Rrethanat e reja të krijuara në Kosovë, kërkojnë angazhimin e të gjithve, në menyrë qe vendi të krijojë intitucionet udhëheqëse, funksionale e legjitime, dhe të vazhdojë rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit.
Ju ftoj të gjithëve që në këto zgjedhje të mbështesni PDK-në, si parti e vetme që garanton stabilitet, siguri dhe rimëkëmbje.
Faleminderit!
Evgjeni Thaçi