Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të bëj përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), një investim ky i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Poashtu edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Ceremonia do të mbahet sot në objektin e AKF-së, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve.