Ka arritur në 56 mijë e 118 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka arritur në 56 mijë e 118 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 377 teste të bëra, 267 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur nga koronavirus, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 49 raste pozitive.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Theksojmë se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person nga koronavirusi, kurse janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 275.