Në Komunën e Skenderajt ka nisur aplikimi për subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.
Kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka publikuar dokumentin me të cilin njofthen të gjithë qytetarët e Skenderaj se çka duhet të kenë për të aplikuar.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.
Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, duhet të keni këto dokumente:
1. Kërkesa (merret në sportelin nr.13)
2. Fotokopja e letërnjoftimit të prindit
3. Dëshmi e vendbanimit të prindit
4. Çertifikata e lindjes për fëmijën
5. Konfirmimi bankar
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e komunës së Skenderajt.
Bashkë për ardhmerinë tonë!