Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë larguar trupin e Heset Rrahmanit i cili u gjet i vdekur në afërsi të Hanit të Elezit.
I ndjeri u gjet sot ndërsa nga 14 janari ishte zhdukur.
Automjeti i të ndjerit nuk ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes për shkak të terrenit të vështirë.
Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se me 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.