Visar Hoti nga LDK, përveç që do të jetë kandidat në këto zgjedhje, ka thënë se, në këtë garë po hyjë për të mbajtur fjalën e dhënë dhe për të vazhduar me realizimin e premtimeve tjera, që bashkë ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për fëmijët tanë.
Ai në këto zgjedhje renditet i 61 në listën e LDK-së.
Postimi në Facebook:
#61
Të dashur qytetarë,
Me këtë postim dua t’iu njoftoj, që edhe kësaj radhe do të jem pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në këtë garë po hyj për të mbajtur fjalën e dhënë dhe për të vazhduar me realizimin e premtimeve tjera, që bashkë ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për fëmijët tanë.
Faleminderit për mbështetjen, na priftë e mbara së bashku!
#VisarHoti 61 ✅✌️