Amire Ajeti i është bashkuar AAK-së.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, duke thënë se, ajo do të jetë pjesë e të rinjve që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi në Facebook:
Amire Ajeti do te jetë pjesë e të rinjve që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Amirja vjen nga Vushtrria dhe është rritur në një familje themeluese të Aleancës atje. Ajo ndjek studimet në Fakultetin Juridik dhe është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe frënge.
I uroj shumë suksese në këtë sfidë!
RH