Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunës e Rahovecit.
Kështu ka njoftuar Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se ndihet i mahnitur me mikpritjen në Rahovec.
Postimi i plotë:
Gjithherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec. Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc. Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara! RH