Kreu i PDK-së në Skenderaj nuk ka të ndalur ku ende pa nisur zyrtarisht fushata zgjedhore ai po mobilizon fshatrat e kësaj komune pë zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por ajo që bie në sy, është se tubimet që i mban Lushtaku shkelen më të dyja këmbë masat anti-Covid, duke tejkaluar numrin e personave prej 50 personave siç edhe e parashohin rregullat aktuale për mbrojtjen nga Covidi.
"Prekazi si gjithmonë, fuqishëm e masivisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky mobilizim dhe kjo përkrahje mesazh të vetëm e ka fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.", ka shkruar Lushtaku në Facebook.