Sejdi Hoxha ka vazhduar takimet me personalitete të ndryshme anë e kënd vendit, duke marrë mbështetje e përkrahje në realizimin e Rimëkëmbjes për Kosovën.
Së fundmi Hoxha ka takuar Jahir Demakun, njërin ndër komandatët më të njohur të UÇK’së.
“Një takim i ngrohtë me Jahir Demakun, njeriun që nuk ka kursyer asgjë për lirinë e vendit se bashku me familjën e tij.
Historia do të na tregoi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij për kontributin e pa rezervë për vendin.
Familja Demaku dha shumë për lirinë dhe pavarsinë e vendit si ushtar, komandant dhe dëshmor.
Jahir Demaku me familje me të drejtë mbetët njëra ndër familjet si simbol i rezistencës dhe qëndresës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”, shkruan Hoxha.