Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, takimet e ditës së sotme i ka përfunduar në Han të Elezit.
Ai ka shkruar se në këtë komunë nuk ka munguar mikpritja e ngrohtë e qytetarëve.
“Ditën e sotme e përmbylla me takimin në Han të Elezit, ku nuk mungoi mikpritja e tyre e ngrohtë. Hani i Elezit shërben si një urë lidhëse midis nesh dhe fqinjit tonë jugor. Biseduam për problemet e sfidat e qytetit tonë kufitar dhe domosdoshmërinë e nxitjes së zhvillimit edhe në këtë pjesë shumë të bukur të Kosovës tonë”.
Ai ka thënë se “programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët, të cilët i ftojmë ta përkrahin me votë me 14 shkurt”.