I pari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte për vizitë në Podujevë.
Ai bëri homazhe tek shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu dhe Ali Ajeti.
Haradinaj vizitoi edhe fabrikën e tullave në këtë qytet. Aty tha se duhet të mbështeten këto biznese në mënyrë që të mos ketë nevojë për import të produkteve nga vendet e tjera.