Kanditatët për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani dhe Arben Vitia dje kishin bërë vizitë te spitali “Lindja”.
“Shëndetësia dhe shëndeti i të gjithë qytetarëve, i nënave dhe fëmijëve, janë mbi të gjitha, prandaj rimëkëmbjen duhet ta orientojmë #KREJTdheDREJT arritjes së këtij qëllimi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi në Facebook:
Aty ku lind jeta, lind shpresa!
E shpresa që e ardhmja do të jetë më e mirë, është më e madhe se kurrë. Çdo gjë që bëjmë sot, ndikon të tashmen dhe të ardhmen e jetëve të sapolindura. Atyre, ne iu detyrohemi një jetë të shëndtshme, të sigurt e me mirëqenie të plotë.
Dje, në Spitalin ‘Lindja’, rilindëm edhe ne!
Brishtësia e pastërtia e jetëve të njoma na dhuroi aq shumë motiv për të vazhduar rrugën që e kemi nisur, e përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit mjekësor na dëshmoi qē vullneti për punë të mirë nuk mungon. Shëndetësia dhe shëndeti i të gjithë qytetarëve, i nënave dhe fëmijëve, janë mbi të gjitha, prandaj rimëkëmbjen duhet ta orientojmë #KREJTdheDREJT arritjes së këtij qëllimi.