Me gjysmën e trupit të palëvizshëm, Elfete Spahiu shkoi rreth orës 19:00 të së premtes në Emergjencën e Podujevës.
Ajo kishte pësuar gjakderdhje në tru si pasojë e tensionit të lartë të gjakut.
Familjarët e saj thonë se pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, mjekët e mbajtën në Emergjencë për rreth tre orë.
Më pas e udhëzuan për në QKUK, por 48 vjeçaren u desh ta dërgojnë të afërmit me makinë atje, meqë në Emergjencën e Podujevës në ato momente nuk pati shofer të autoambulancës.