Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka takuar fermerët llapjan. Ata ishin në fshatin e Dyzit atje ku janë prodhuesit të jashtëzakonshëm të kulturës së mjedrës dhe boronicës.
"Ata deklaruan se Lëvizja Vetëvendosje!, do të jetë gjithmonë përkrah fermerëve, dhe do i mbështesë në çdo rrugëtim të tyre".
Postimi në Facebook:
Takimi me fermerët llapjan është çdoherë i begatshëm
Dyzi njihet si një prej fshatrave që janë prodhues të jashtëzakonshëm të kulturës së mjedrës dhe boronicës, jo vetëm në komunën tonë, por edhe me gjerë në Kosovë.
Familja e Isak Kutllovcit hapi dyert e fermës për deputet e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, Fatmir Humolli, Fitim Haziri, Driton Hyseni dhe Vendenis Lahu, të shoqëruar edhe nga Drejtori i Bujqësisë, Vigan Salihu.
Salihu premtoi mbështetje të vazhdueshme për fermeret Llapjan, ndërsa deputetët diskutuan për rëndesinë e mjedrës dhe boronicës.
Ata deklaruan se Lëvizja Vetëvendosje!, do të jetë gjithmonë përkrah fermerëve, dhe do i mbështesë në çdo rrugëtim të tyre.