Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka thënë se alternativa e vetme për ëndrrat dhe idealet e çdo të riu, mbetet Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas tij, vrulli i demokratëve të rinj është garanca e fitores sonë.
Ai këto komente i bëri në Komoran.
"Edhe të rinjtë e Komoranit aktivë dhe të mobilizuar për të qenë mbështetës të “Rimëkëmbjes”, që sot aq shumë po i duhet vendit tonë", ka shkruar ai.