Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 13 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet ne terren.
Rastet e reja të regjistruar janë nga këto vendbanime: 4 raste në Carrallukë, 3 raste në Banjë, 2 raste në Ngucat, 2 raste në Balincë, 1 rast Bellanicë dhe 1 rast në Malishevë, ndërsa numri i rasteve aktive është 119.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 707 raste, prej tyre 546 janë shëruar, 42 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 119 persona.