Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, bashkë me kandidatin për deputet nga kjo parti, Ruzhdi Kurtishaj, kanë vizituar sot kompanitë vendore të prodhuesve.
Përmes një profili në rrjetin e tij social “Facebook”, Kurtishaj ka shkruar se përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
"Përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj, sot vizituam bizneset në komunën e Suharekës ku nga ta morëm përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 14 shkurtit. Faleminderit për mbështetje", ka shkruar Kurtishaj në Facebook.
Po ashtu, Kurtishaj së Hoxhajn, kanë vizituar edhe fabrikën për prodhimin e mobilieve “Graniti”.