Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Deçani nëpër shekuj” me autor bashkëluftëtarin e tij, Faton Mehmetaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se është e domosdoshme për gjeneratat e ardhshme që historinë tonë kombëtare ta njohin përmes librave të bazuar në fakte, të shkruar saktë dhe pa anime.
“Kënaqësi që isha pjesëmarrës në promovimin e librit “Deçani nëpër shekuj”, me autor bashkëluftëtarin tim, Faton Mehmetaj.
E domosdoshme për gjeneratat e ardhshme që historinë tonë kombëtare ta njohin përmes librave të bazuar në fakte, të shkruar saktë dhe pa anime.
Fatonit i uroj suksese të mëtejme!”, ka shkruar Haradinaj.