Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 14 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.
Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 726 persona, prej tyre 550 janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 132 persona.