Pal Lekaj nga AAK ka thënë se vendlindja e tij është duke i dhënë mbështetje Ramush Haradinajt për ta marrë Zyrën e Presidentit të Kosovës.
“Vendlindja ime asnjëherë nuk e vë në dyshim përkrahjen për Aleancën dhe për Presidentin në ardhje z. Ramush Haradinaj. Kur Kosova ishte në kohët më të vështira djemtë dhe burrat e Rekës së Mirë u rreshtuan krahë liderit Ramush Haradinaj”, është shprehur Lekaj.
“E tani në paqe përsëri të vendosur dhe të sigurtë që e ardhmja është me Aleancën dhe Presidentin e ardhshëm z. Ramush Haradinaj, u bashkuan për t’i thënë një “PO” të madhe rrugëtimit tonë për siguri dhe shtetndërtim”.
“I falënderoj përzemërsisht të gjithë bashkëvendasit që me përkrahjen e madhe e vulosën edhe njëherë fitoren e sigurtë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe rrugën drejtë Presidencës që lideri i tyre do t’i përfaqësojë me dinjitet dhe do të ju garantojë siguri”.