123 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Kosova

123 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Nga Komuna e Malishevës është bërë e ditur se në 24 orët e fundit në territorin e saj, 12 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja të infektuara.

Sipas kësaj komune, deri tani 729 persona janë infektuar me COVID-19, 44 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 123 raste janë aktive .

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 729 persona të prekur me COVID-19, prej tyre 562 persona janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë dhe 123 raste”, është thënë nga kjo komunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat