Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot është takuar me strukturat e degës së AAK-së në Klinë.
Haradinaj ka njoftuar se në këtë takim ka shpalosur pjesë të Programit të Aleancës.
“Rritja ekonomike, ruajtja dhe shtimi i vendeve të punës, ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni për tejkalimin e krizës dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.
Njoftimi i plotë:
Në takimin me strukturat e degës në Klinë, shpalosa pjesë të Programit të Aleancës.
Rritja ekonomike, ruajtja dhe shtimi i vendeve të punës, ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni për tejkalimin e krizës dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik.
#ForcaeKosovës
RH