Profesori universitar, Flamur Maloku, nga sot, do të jetë pjesë e strukturave të PDK-së në Fushë Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur PDK e Fushë Kosovës, nëpërmjet faqes së saj.
Postimi i plotë:
Kryetari i Degës, Rrahim Ternava dhe anëtarët e kryesisë, i uruan mirëseardhje profesorit Maloku.
Me bagazhin e tij intelektual si studiues i letërsisë dhe autor i disa librave poetikë, i cili është shpërblyer me disa çmime për vepra letrare, Maloku është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, Flamur Maloku si vëlla i dy veteranëve të UÇK-së, vjen nga një familje atdhetare për të përmbushur planin tonë për rimëkëmbje kombëtare.