Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e Komandant Gurit në Suharekë.
Lushtaku është shprehur se bashkëluftëtarët janë rreshtuar krah PDK-së sikur dikur krah UÇK-së.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sonte isha në shtëpinë e Komandant Gurit, në Suharekë, në mesin e qindra bashkëluftëtarëve. Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluftëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejt i UÇK-së.Me 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së! SL.